Sport

Tifozët krijojnë atmosferë shumë të bukur në ndeshjen e Shkupit

 

Tifo-grupi shqiptar i tifozëve, “Shvercerat”, po krijojnë atmosferë shumë të bukur në ndeshjen e Shkupit me Shamrockun nga Irlanda. Ndeshja po luhet në Shkup në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Thirrje “Kosova është zemra e Shqipërisë”, “Shqipëri Etnike” dhe të ngjashme janë dëgjuar nga tifozët e zjarrtë të Shkupit. Ata kanë kënduar edhe këngën “Besa-besë” në ndeshjen që është duke u zhvilluar në Shkup.