3 perditesime
22:54

Reali fiton Superkupën e Evropës për herë të pestë

Real Madridi është fitues i Superkupës së Evropës për herë të pestë në histori të klubit.

Reali mposhti Eintracht Frankfurtin me rezultatin 2:0.

Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin olimpik të Helsinkit në Finlandë.

Përballja u karakterizua me shumë raste shënimi nga të dyja ekipet, por Reali ia doli të realizoi dy herë, kurse Frankfurti shpërdori shumë raste.

David Alaba shënoi golin e parë për Realin në minutën e 37-të. Ai realizoi nga afërsia pas një topi që mori nga Casemiro.

Për Alaban ishte goli i tretë me fanellën e Realit dhe i treti kundër Frankfurtit.

Dy të tjerë i kishte shënuar në kohën sa luante te Bayern Munichu. Golin e dytë për Realin e shënoi Karim Benzema ka realizuar në minutën e 65-të.

Francezi mori një pasim të bukur nga Viniciues Juniori dhe realizoi me goditje të saktë.

Benzeman është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Real Madridit. Francezi shënoi golin e 324-t, duke e kaluar Raul Gonzalesin.

Vetëm Cristiano Ronaldo ka më shumë gola se sa Benzema. Ylli portugez ka realizuar 450 gola me fanellën e Realit.

Ndër më meritorët për triumfin e kampionit të Evropës, ishte portieri Thibout Courtois i cili pati intervenime vendimtare.

Te Reali debutuan Aurelien Tchouameni dhe Antonio Rudiger. Të dy i inkuadruan në fund të ndeshjes.

22:26

Benzema shënon golin e dytë për Realin

Real Madridi e ka shënuar golin e dytë kundër Frankfurtit.

Karim Benzema ka realizuar në minutën e 65-të.

Francezi mori një pasim të bukur nga Viniciues Juniori dhe realizoi me goditje të saktë.

21:50

Reali po fiton në pjesën e parë ndaj Frankfurtit

Real Madridi e ka mbyllur pjesën e parë kundër Frankfurtit me epërsinë e një goli.

Ishte mbrojtësi David Alaba që shënoi për kampionin e Evropës. Ai realizoi nga afërsia në minutën e 37-të.

Edhe Frankfurti ka qenë i rrezikshëm në 45 minutat e parë.

Ekipi gjerman ka pasur dy mundësi të mira, por portieri Thibaut Courtois ishte shpëtimtar me ndërhyrjet e tij.

21:46

Alaba kalon Realin në epërsi

Real Madridi ka kaluar në epërsi kundër Frankfurtit në ndeshjen e Superkupës së Evropës.

Mbrojtësi i Realit, David Alaba shënoi nga afërsia në minutën e 37-të.

Ndeshja po zhvillohet në Helsinki të Finlandës.