Sport

Asani realizon dy gola, por Kisvarda eliminohet nga Liga e Konferencës

 

Jasir Asani ka realizuar dy gola për klubin hungarez Kisvarda në fitoren që e shënoi 2:1 në shtëpi të enjten mbrëma ndaj Moldes.

Ndeshja ishte e kthimit e rrethit të tretë të Ligës së Konferencave, ndërsa Kisvardas nuk i ka mjaftuar fitorja për të kaluar në plejof, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 3:0.