Sport

Bardhi prezantohet te Trabzonspori

 

Mesfushori Enis Bardhi është përforcimi më i ri i kampionit të Turqisë, Trabzonspor. Ai te skuadra turke është prezantuar të premten.

Me Trabzonsporin, Bardhi ka firmosur kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit. Bardhi te Trabzonspori është transferuar nga Levante.