Lionel Messi ka mbetur jashtë garës për “Ballon d’Or”. Ylli i Paris Saint-Germainit nuk ka zënë vend në listën me 30 kandidatë të publikuar nga “France Football” të premten.
Messi ka mbetur jashtë listës së 30 kandidatëve për herë të parë që nga viti 2005, ndërsa prej atëherë e ka fituar çmimin më prestigjioz në futboll shtatë herë.
Neymari është një tjetër yll që ka mbetur jashtë listës, ndërsa Cristiano Ronaldo është pjesë e saj.
Fituesi i Topit të Artë pritet të bëhet gjatë muajit tetor. Karim Benzema është favorit.
Lista e të nominuarve:
- Trent Alexander-Arnold (Liverpool, Angli)
- Karim Benzema (Real Madrid, Francë)
- Joao Cancelo (Manchester City, Portugali)
- Casemiro (Real Madrid, Brazil)
- Thibaut Courtois (Real Madrid, Belgjikë)
- Kevin de Bruyne (Manchester City, Belgjikë)
- Luis Diaz (Liverpool, Kolumbi)
- Fabinho (Liverpool, Brazil)
- Phil Foden (Manchester City, Angli)
- Erling Haaland (Manchester City, Norvegji)
- Sebastien Haller (Borussia Dortmund, Bregu i Fildishtë)
- Harry Kane (Tottenham, Angli)
- Joshua Kimmich (Bayern Munich, Gjermani)
- Rafael Leao (AC Milan, Portugali)
- Robert Lewandowski (Barcelona, Poloni)
- Riyad Mahrez (Manchester City, Algjeri)
- Mike Maignan (AC Milan, Francë)
- Kylian Mbappe (Paris St-Germain, Francë)
- Sadio Mane (Bayern Munich, Senegal)
- Luka Modriq (Real Madrid, Kroaci)
- Darwin Nunez (Liverpool, Uruguai)
- Christopher Nkunku (RB Leipzig, Francë)
- Cristiano Ronaldo (Manchester United, Portugali)
- Antonio Rudiger (Real Madrid, Gjermani)
- Mohamed Salah (Liverpool, Egjipt)
- Bernardo Silva (Manchester City, Portugali)
- Son Heung-min (Tottenham, Kore e Jugut)
- Virgil van Dijk (Liverpool, Holandë)
- Vinicius Junior (Real Madrid, Brazil)
- Dushan Vlahoviq (Juventus, Serbi)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.