Sport

Depay do t’i bashkohet Juventusit

 

Sulmuesi i Holandës dhe i Barcelonës, Memphis Depay, pritet të largohet nga klubi “blaugrana” pas vetëm një viti me këtë skuadër.

Mediat spanjolle kanë shkruar të shtunën se Depay dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për kontratë dyvjeçare.