Sport

Prishtina e Gjilani fitojnë në fund, ‘89-shi barazon me Dritën

 

Xhiroja e parë e Superligës së Kosovës në futboll dha dy fitues në frymën e fundit të ndeshjes. Dhe, që të dy golat e këtyre fitoreve u shënuan me kokë. Muhamed Useini i gëzoi prishtinasit pas shënimit në minutën e dytë të kohës shtesë, ndërsa Theophilus ngriti në këmbë gjilanasit në minutën e tretë të shtesës.

Prishtina arkëtoi pikët e plota në debutimi me trajnerin Ismet Munishi. Fitoi në udhëtimin e vështirë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë kundër Dukagjinit 2:1.