1 perditesime
22:48

Interi nis sezonin me fitore dramatike

Në sekondat e fundit të lojës, Denzel Dumfries ka realizuar gol për t’ia siguruar fitoren dramatike Interit në nisje të sezonit në Serie A. Skuadra nga Milano fitoi me rezultat 2:1 ndaj Lecces si mysafire.

Ndeshja nisi me gol qysh në minutën e dytë. Realizoi Romelu Lukaku.

Rezultati u barazua në minutën e 48-të nga Assan Ceesay.

Në fund, Dumfries ia siguroi fitoren Interit me gol pas rivënies këndore.

21:02

Lukaku rikthehet tek Interi me gol në minutën e dytë

Sulmuesi Romelu Lukaku është kthyer furishëm në Itali tek Interi.

Ai ka realizuar gol pas vetëm dy minutash lojë në ndeshjen e parë zyrtare pas rikthimit prej Chelseat.

Me golin e tij, Interi kaloi në epërsi ndaj Lecces si mysafir.