Sport

Drenica prezanton 10 transferimet, do të udhëhiqet nga Shotani

 

Klubi i futbollit, Drenica, të shtunën ka publikuar listën e lojtarëve të regjistruar për edicionin e ri të Superligës së Kosovës, me në krye trajnerin Bekim Shotani. Klubi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me 10 lojtarë të rinj si dhe ka vazhduar bashkëpunimin me disa lojtarë të tjerë.

Shotani, që kishte udhëhequr Drenicën edhe më 2017, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Trepçës ’89, Ballkanit, Llapit e Istogut.