Sport

Imerit i duhet lëvizje e shpejtë për të shpresuar për pjesëmarrje në Botëror

Kastriot Imeri
 

Kastriot Imeri vlerësohet prej futbollistëve më të talentuar në Zvicër. Por aktualisht 22-vjeçari nuk është duke luajtur. Dhe situata aktuale zvogëlon në maksimum gjasat e kosovarit që të jetë pjesë e Zvicrës në Kampionatin Botëror që mbahet më vonë këtë vit.

Mesfushori Imeri është pjesë e skuadrës së Superligës zvicerane, Servette. Me Servetten ka kontratë vetëm deri në qershor të vitit të ardhshëm. Si Imeri ashtu edhe drejtuesit e klubit janë të interesuar për një transferim të tij gjatë këtij afati kalimtar. Imeri për hapin e ardhshëm në karrierë dhe për të rritur gjasat që të jetë në ekip të Zvicrës për Botërorin në Katar. Servette për të fituar disa milionë nga shitja e talentit të madh.