Sport

Reali e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Foto: AP
 

Real Madridi e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në La Liga. Të udhëhequrit e Carlo Ancelottit, kanë fituar të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së parë me rezultatin 2:1 në udhëtim tek Almeria.

Largie Ramazani shënoi i pari për Almerian në minutën e gjashtë. Barazimi i madrilenëve erdhi pas një ore lojë kur shënoi Lucas Vazquez. Ai u asistua nga sulmuesi francez, Karim Benzema.