Sport

Evertoni pa mbrojtësin Mina për tetë javë

 

Skuadra e Evertonit do të jetë pa qendërmbrojtësin Yerry Mina për të paktën tetë javë pas lëndimit që e pësoi në xhiron e parë të sezonit të ri në Premier League, ka njoftuar BBC të hënën.

Mina në ndeshjen ndaj Chelseat (6 gusht), të cilën Evertoni e humbi 1:0, ka lënduar nyjën e këmbës dhe do të duhet të pauzojë për tetë javë.