Sport

Federata e Anglisë hap procedurë ndaj Tuchelit e Contes

 

Federata e Futbollit të Anglisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit gjerman të Chelseat, Thomas Tuchel, dhe trajnerit italian të Tottenhamit, Antonio Conte, raporton BBC.

Tuchel e Conte patën një konfrontim të dielën mbrëma pas përfundimit të derbit të Premier Leagues mes dy skuadrave. Ndeshja mbaroi 2:2.