Sport

Komentatori i “Arena Sport” refuzon ta përmendë Kosovën, thotë se Muriqi vjen nga “krahina jugore serbe”

 

Rrjeti televiziv “Arena Sport” ka transmetuar të hënën mbrëma ndeshjen Athletic Bilbao – Mallorca. Por komentatori i ndeshjes ka refuzuar të tregojë se prej nga është Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas. Komentatori, që ka komentuar në gjuhën serbe, për sulmuesin e Kosovës ka thënë se vjen nga “krahina jugore serbe”.

“Edhe një herë provojnë të gjejnë Muriqin dhe këtë herë ia dalin. Këtë herë njeriu që vjen nga krahina jugore serbe ia doli të ul topin me gju”, ka thënë komentatori, që kështu nuk ka treguar saktë se prej nga vjen Muriqi.