1 perditesime
22:43

Pak minuta për Rashicën në fitoren e Norwichit

Milot Rashica ka luajtur vetëm në shtatë minutat e fundit në fitoren që Norwichi e arriti në shtëpi kundër Huddersfieldit me rezultatin 2:1.

Ky takim ishte i vlefshëm për xhiron e katërt të Championshipit, kategorisë së dytë të futbollit anglez. Ishte fitorja e parë për Norwichin.

Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të.

Kjo ishte ndeshja e dytë që Rashica ishte në stol. Ai nuk luajti fare në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë ndaj Wiganit, të cilën Norwichi e fitoi pas penalltive.

Ndërkaq, në katër duele tri duele të tjera ishte titullar. Ka vetëm një asistim deri me tani.

Norwichi renditet në pozitën e 16-të.

Të martën mbrëma, portieri kosovar, Aro Muriç, ishte titullar në barazimin e Burnleyt kundër Hullit 1:1.

21:13

Rashica në stol te Norwichi

Futbollisti kosovar, Milot Rashica është në bankën e rezervistëve në ndeshjen që Norwichi po e luan ndaj Huddersfieldit.

Aktualisht, Norwichi po fiton 2:0 ndaj Huddersfieldit.

Kjo është ndeshja e dytë e Rashicës që lihet në stol, në pesë sa i ka luajtur në total Norwichi këtë sezon.

Madje, në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë, Rashica nuk luajti asnjë minutë në kualifikimin tutje të Norwichit pas penalltive kundër Wiganit.