Sport

Atletico Madridi refuzon 130 milionë euro për Felixin

 

Joao Felixi i Atletico Madridit nuk është në shitje.

Sipas mediumit spanjoll “AS”, të mërkurën Atletico e ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për Felixin në vlerë prej 130 milionë eurosh. Skuadra angleze është në kërkim të një sulmuesi dhe Felixi është objektivi kryesor.