Sport

Tollovi e madhe për 1000 biletat e fundit të ndeshjes Ballkani-Shkupi

 

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri fillimi i ndeshjes ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit, e vlefshme për play off in e Ligës së Konferencës, interesimi për të siguruar një biletë vazhdon të jetë shumë i madh.

Klubi nga Suhareka dje bëri të ditur se kanë mbetur vetëm edhe rreth 1000 bileta pa u shitur dhe kjo ka bërë që në Prishtinë, tek NEW BORN-i në Prishtinë të krijohet tollovi e madhe.