Shorti i grupeve të Championsit tërhiqet prej orës 18:00
Tërheqja e shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të bëhet sot prej orës 18:00 në Stamboll të Turqisë, ka njoftuar UEFA në sajtin e saj zyrtar.
Real Madridi që është kampion në fuqi i Evropës, do të jetë në vazon e parë, së bashku me fituesin e Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurtin, si dhe Manchester Cityn, Milanin, Bayernin, Paris Saint-Germainin, Porton e Ajaxin.
Në short janë përfshirë 32 skuadrave, të cilat do të shpërndahen në tetë grupe me nga katër. Xhiroja e parë e fazës së grupeve të Championsit, do të startojë më 6 shtator.