Sport

Sassuolo ndal Milanin në barazim

Foto: AP
 

Milani e ka regjistruar barazimin e dytë këtë sezon në Serie A. Në kuadër të xhiros së katërt, kampioni në fuqi i Italisë ka luajtur baras si mysafir i Sassuolos 0:0. Ndeshja është luajtur të martën në stadiumin “Mapei”.

Sassuolo pati mundësi të artë që të shënonte në pjesën e parë. Por, sulmuesi Domenico Berardi nuk ia doli të shënoi nga penalltia. Goditjen e italianit në minutën e 23-të e ndali portieri Mike Maignan. Penalltinë e shkaktoi Alexis Saelemaekers që ndali në zonë Georgios Kyriakopoulos.