Sport

Arsenali vazhdon bilancin e përsosur, Haalandi “shkel” Nottinghamin

 

Arsenali ka shënuar fitoren e pestë në Premier League për të mbajtur bilancin e përsosur të fitoreve në nisje të sezonit të ri. “Topçinjtë” mposhtën 2:1 Aston Villan e Steven Gerrardit.

Gabriel Jesus realizoi i pari në ndeshje në minutën e 30-të. Douglas Luiz barazoi gjithçka në minutën e 74-të, para se një tjetër brazilian, Gabriel Martinelli të realizonte tre minuta më pas për fitoren e Arsenalit.