Sport

Klubet angleze shfaqin fuqinë financiare, shpenzojnë mbi dy miliardë euro në transferime

 

Një rekord i shpenzimeve nga klubet e Premier Leagues në afatin kalimtar të verës kaloi shifrën e 2.2 miliardë eurove, përpara se afati të mbyllej të enjten, me Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Chelsean që transferuan lojtarë për të forcuar edhe më shumë ekipet.

Në fakt ky është shpenzimi më i madh në histori të Premier Leagues, duke tejkaluar rekordin e vendosur para edicionit 2017/18 prej 1.9 miliardë eurosh.