Ballkani njofton për një të therur dhe tre të lënduar
Zëdhënësi i klubit Ballkani, Jetullah Kuqi ka bërë të ditur se një person është therur dhe tre persona kanë pësuar lëndime gjatë rrahjes që ka ndodhur në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë para ndeshjes derbi në mes të Prishtinës dhe Ballkanit (0:1) që u zhvillua të dielën mbrëma.
Fillimisht pati një kacafytje të vogël nga tifozët e Ballkanit me disa shikues që qëndronin në pjesën lindore, ndërsa u bë më masive me të mbërritur edhe disa nga pjesa ku ishin të vendosur “Plisat” që pa u penguar fare kaluan rrethojat. Në stadium nuk kishte as pjesëtar të sigurimit e as zyrtarë policor, ndonëse kishte rreth 7000 shikues në tribuna.
“Një tifoz i joni është theruar, ndërsa tre janë lënduar. Pas trajtimit janë liruar. Gjendja e tifozit të therur është stabilizuar, fatmirësisht”, ka thënë Kuqi për KOHËN.