Sport

Në moshën më të mirë Berisha lë njërën prej top-ligave për kampionatin australian

 

Te Kosova janë krenuar shpesh që në përfaqësuese ka futbollistë që luajnë në ligat më të forta në Evropë. Njëri prej tyre ishte Valon Berisha. Ai ishte në Serie A e më pas në Ligue 1, dy prej pesë kampionateve të forta evropiane.

Mesfushori Berisha më nuk bën pjesë në ligat elitare. Ai është larguar nga kampionati i Francës për ta vazhduar karrierën në tjetër kontinent. Nga Reimsi është huazuar te Melbourne City në Australinë e largët. Dhe lëvizjen e papritur e ka bërë në moshën që vlerësohet më e mira për karrierë në futboll, si 29-vjeçar.