Sport

Shtyhen ndeshjet e Premier Leagues pas vdekjes së mbretëreshës

 

Premier League dhe EEL kanë shtyrë ndeshjet e tyre pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II të enjten.

Organet e futbollit mbajtën një takim urgjent me qeverinë të premten në mëngjes për të vendosur nëse do të shtyjnë ndeshjet e fundjavës dhe kanë zgjedhur të anulojnë të gjitha ndeshjes si një shfaqje respekti për mbretërimin 70-vjeçar të Elizabeth II.