Skuadra e Ballkanit u mposht pas 10-të ndeshjeve rresht, dhe për trajnerin e kampionit të Kosovës, Ilir Daja, një gjë ka qenë e pritur.
Ai ka thënë se orari i ngjeshur e ka shtyrë të bëj rotacion në formacion, edhe për shkak të disa mungesave.
“Nuk mundemi çdo katër ditë me gjithë këtë intensitet, si në Evropë ashtu edhe në kampionat, të mos humbnim ndeshje. Kemi bërë rotacion. Kuçin dhe Zybën i kemi të lënduar. Të gjithë kanë orar të ngjeshur, edhe skuadrat evropiane e botërore detyrohen të bëjnë një gjë të tillë në formacion. Luajtën lojtarë me minutazhë më të vogël. Përshëndes Armend Thaqin dhe Lindon Emërllahun, pasi pavarësisht ngarkesës, nuk u dorëzuan. Në momentin që lojtarët tjerë futen në formacionin bazë, ndryshon loja”, ka thënë trajneri Daja pas ndeshjes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.