Sport

Juventusi një pikë në ndeshjen me fund shumë dramatik

 

Juventusi ka fituar një pikë ndaj Salernitanas në ndeshjen që kishte fund të pazakontë. Juventusi ishte në disavantazh prej 2:1 deri në minutën e 93-të, kur Leonardo Bonucci shënoi për 2:2. Ai fillimisht gjuajti nga pika e bardhë, ndërsa topin e kthyer nga portieri e shndërroi në gol. Penalltia për Juven u vlerësua e dyshimtë.

Më pas Juventusi shënoi edhe për 3:2 në minutën e 95-t, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Arkadiusz Milik, u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Goli i tij u anulua.