Sport

Gavi me kontratë të re

 

Mesfushori Gavi ka arritur marrëveshje me Barcelonën për kontratën e re. “Diario Sport” ka njoftuar të martën se Gavi gjatë kësaj jave do ta firmosë kontratën e re, e cila do ta mbajë në “Camp Nou” deri në vitin 2026.

Po ashtu, ai do të ketë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh. Kontrata aktuale i skadon Gavit në fund të këtij edicioni. 18-vjeçari prejse debutoi me ekipin e parë të Barcelonës ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar dhe te Barça insiston me çdo kusht arritjen e marrëveshjes për kontratën e re.