Sport

Pensionohet legjenda Federer

 

Një nga tenistët më të mëdhenj në histori, Roger Federer, ka njoftuar të enjten se do të pensionohet nga ky sport, duke shtuar se Laver Cup do të jetë turneu i tij i fundit ATP.

"Siç e dini shumë prej jush, tre vjetët e fundit më kanë paraqitur shumë sfida në formën e lëndimeve dhe operacioneve. Kam punuar shumë për t'u rikthyer në formën e plotë. Por gjithashtu i di kapacitetet dhe kufijtë e trupit tim. Jam 41 vjeç”, ka thënë Federer përmes një mesazhi në rrjetet sociale. "Kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje gjatë 24 vjetëve. Tenisi më ka trajtuar më bujarisht se sa do të kisha ëndërruar ndonjëherë dhe tani duhet të kuptoj se kur është koha për t'i dhënë fund karrierës sime konkurruese. Laver Cup javën e ardhshme në Londër do të jetë eventi im i fundit ATP. Unë do të luaj më shumë tenis në të ardhmen, sigurisht, por jo në Grand-Slam ose në turne", ka njoftuar zvicerani.