Sport

Franca në finale, shkatërron Poloninë në Berlin

 

Franca ka kaluar në finale të Eurobasketit, duke mposhtur shumë thellë Poloninë në gjysmëfinalen e parë. Të premten mbrëma në Berlin, Franca fitoi me rezultatin 95:54. Francezët kanë dominuar gjatë tërë ndeshjes dhe kanë lënë pa gjasa Poloninë që kishte befasuar Slloveninë në çerekfinale.

Në dy çerekët e parë, Polonia ka shënuar vetëm nga nëntë pikë, ndërsa ka pranuar 15 përkatësisht 19. Me vetëm 18 pikë në një pjesë, Polonia ka thyer disa rekorde negative sa i takon Eurobasketit.