Sport

Berisha i pandalshëm, shënon katër gola

 

Augsburgu i Bundesligës gjermane të enjten ka fituar ndeshjen miqësore kundër Austria Lustenaut me rezultatin 5:2.

Ashtu siç ishte i pandalshëm në fitoren 1:0 kundër kampionit gjerman, Bayern Munichut, ku Berisha e shënoi golin e fitores, i njëjti futbollist shkëlqeu edhe në miqësoren e së enjtes. Berisha realizoi katër gola, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në pjesën e parë.