Sport

Alain Giresse: Nuk e merituam humbjen

 

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka vajtuar rastet e humbura në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut. Ai ka thënë se në bazë të rasteve, rezultati nuk është i drejtë. Kosova humbi 2:1.

“Rezultati është ky. Marrë parasysh lojën, nuk e meritonim humbjen, por ky është futbolli. Çdo lojë përbëhet nga dy pjesë. Pjesën e parë e kemi menaxhuar shumë mirë. Në pjesën e dytë pamë reagimin e Irlandës së Veriut. Më vjen keq që rastet e shumta nuk i kemi konkretizuar. Te rastet e humbura ka të bëj pjesa teknike dhe mosreagimi i mirë. Mosshfrytëzimi i rasteve na solli në këtë situatë”, ka thënë Giresse.