4 perditesime
22:45

Gjashtë gola në përballjen e gjigantëve

Gjashtë gola janë shënuar në ndeshjen mes Anglisë dhe Gjermanisë. Ndeshja nuk ka dhënë fitues, përfundoi 3:3.

Ishte ndeshja e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve. Më herët është ditur që Anglia do të mbetet e fundit dhe që edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën B. Ndërkohë Gjermania ishte pa gjasa për ta fituar grupin dhe kështu të kalonte në fazën finale.

Gjermania përfundoi e treta me shtatë pikë, ndërsa Anglia e katërta me tri pikë.

Të gjithë golat në ndeshjen në “Wembley” u shënuan në pjesën e dytë.

Ilkay Gundogan shënoi nga penalltia në minutën e 52-të për epërsinë 1:0 të Gjermanisë. Kai Havertz shënoi për 2:0 në minutën e 67-të.

Më pas ishte radha e Anglisë. Luke Shaw shënoi në minutën e 71-të e pas tij Mason Mount në minutën e 75-të realizoi për 2:2. Kapiteni Harry Kane konkretizoi penallti në minutën e 83-të për rezultatin 3:2. Por Havertz ia doli të barazoi shifrat në minutën e 87-të. Ai shfrytëzoi një gabim të rëndë të portierit të Anglisë.

22:34

Gjermania nuk dorëzohet, barazon rezultatin

Kai Havertz ka barazuar shifrat për Gjermaninë në duelin kundër Anglisë, 3:3.

Havertz shënoi tre minuta pa përfunduar ndeshja.

Ai përfitoi nga gabimi i rëndë i portierit Nick Pope.

https://dubz.co/v/23cht8

22:24

Tre gola të shpejtë në ndeshjen Angli – Gjermani 2:2

është rezultati në ndeshjen Anglia Gjermania.

Kai Havertz shënoi për epërsinë 2:0 të Gjermanisë, në minutën e 67-të. Por anglezët shënuan dy herë brenda pak minutave për të barazuar rezultatin.

Luke Shaw shënoi në minutën e 71-të, ndërsa Mason Mount në minutën e 75-të.

https://dubz.co/v/w3wn0d

https://dubz.co/v/898hxr

https://dubz.co/v/wmd69k

22:03

Gjermania në avantazh ndaj Anglisë

Ilkay Gundogan ka shënuar golin e epërsisë për Gjermaninë në ndeshjen ndaj Anglisë.

Ai shënoi nga penalltia në minutën e 52-të, në ndeshjen që po zhvillohet në “Wembley” të Londrës.

Kjo ndeshje ka pak peshë, por po përballen dy gjigantë të Evropës. Angli – Gjermani i takon grupit 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Anglia edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën B.

https://dubz.co/v/895a5w?fbclid=IwAR2fZbthsVGH0U0Dfq36ilLBmkkbNEisfWWzTffFeE6Jj4QPxMuLEP7qeaI