Sport

Maqedonia e Veriut pëson në ndeshjen e fundit

 

Maqedonia e Veriut e ka humbur ndeshjen e fundit në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve. Të hënën mbrëma, Maqedonia V. humbi 1:0 në shtëpi nga Bullgaria. Që në minutën e 14-të, Todor Todorovski i Maqedonisë së Veriut u ndëshkua direkt me të kuq. Egzon Bejtullai, Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski janë paraqitur në vijën e fundit te Maqedonia e Veriut, ndërsa kapiteni Enis Bardhi ishte në mesfushë.

Alioski e Bardhi u ndëshkuan me kartona të verdhë, ndërsa të gjithë katër shqiptarët e kompletuan ndeshjen. Agon Elezi qëndroi në stol. Golin e vetëm për Bullgarinë e shënoi Kiril Despodov. Maqedonia e Veriut ka garuar në Grupin 4 të Ligës C. Ka përfunduar e treta me shtatë pikë.