Sport

Montella zbulon pse Balotelli iu bashkua Sionit

 

Trajneri i Adana Demirsporit, Vincenzo Montella, thotë se Mario Balotelli iu bashkua Sionit sepse donte të afrohej me Italinë. Balotelli iu bashkua skuadrës zvicerane në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës pas një periudhe njëvjeçare në Turqi nën drejtimin e trajnerit italian, Montella.

“Mario dha kontributin e tij me golat vitin e kaluar dhe ne i dhamë një dorë të mirë për t’u rikthyer në formë dhe për të marrë një tjetër thirrje për ekipin kombëtar. Por, tani ai donte të afrohej më shumë me shtëpinë. Oferta e Sionit e kënaqi atë dhe klubin dhe ne i thamë lamtumirë. I uroj shumë suksese”, ka thënë Montella për “La Gazzetta dello Sport”.