Sport

Festa e Giroudit me Kjaerin nuk u pëlqeu në Francë

 

Olivier Giroud mori kritika nga tifozët francezë pasi u pa duke bërë një festë me shokun e skuadrës së Milanit, Simon Kjaer, pas humbjes në Ligën e Kombeve ndaj Danimarkës. Sulmuesi ishte një nga disa lojtarë francezë që doli në qytetin e Kopenhagës me kundërshtarët e tyre danezë pas humbjes 2:0.

Sipas faqes daneze BT, Giroud, Raphael Varane dhe një tjetër lojtar i Francës u panë në një klub të natës në shoqërinë e Kjaerit.