Sport

Lukaku ende në dyshim për ndeshjen Inter – Roma

 

Romelu Lukaku do të rikthehet të mërkurën në stërvitje me Interin pas një muaji për shkak të lëndimit të muskulit, por mbetet e dyshimtë paraqitja e tij në ndeshjen kundër Romës. 29-vjeçari i Belgjikës pësoi lëndim në stërvitje më 30 gusht.

Ai ka luajtur vetëm tri ndeshje këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke bërë një asistim. Lukaku është huazuar te Interi nga Chelsea dhe ka humbur derbin ndaj Milanit dhe Udineses.