Sport

Donat Rudhani: E jashtëzakonshme që shënova për Kosovën

 

Donat Rrudhani po shndërrohet në lojtar të rëndësishëm për Kosovën. Ai po luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ndërsa shënoi një gol në fitoren ndaj Qipros. Ishte goli i parë i tij me Kosovën.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme. Uroj çdo futbollist të ketë këtë ndjenjë. Ishte e papërshkrueshme të shënoj në stadiumin legjendar. Jam i kënaqur që ndihmova ekipin, që reaguam dhe morëm fitoren bindëse”, ka thënë Rrudhani.