Sport

Fitore e thellë e Lazios

Foto: AP
 

Lazio ka shënuar fitore të thellë të dielën. Në kuadër të Serie A, skuadra nga Roma fitoi 4:0 ndaj Spezias.

Mattia Zaccagni shënoi për 1:0 në minutën e 12-të, ndërsa për 2:0 shënoi Alessio Romagnoli në minutën e 24-t. Dy gola të tjerë për Lazion i shënoi Sergej Milinkoviq-Saviq. Elseid Hysaj asistoi në golin e fundit të shënuar në minutën e 91-të.