Sport

Peja shënon fitore në palestrën e mbushur me shikues në Gjakovë

 

Peja ka shënuar edhe fitoren e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma në palestrën e mbushur me shikues në Gjakovë, Peja e mposhti Vëllaznimin me rezultatin 75:63.

Ndeshja i ka takuar xhiros së katërt. Peja udhëheq në tabelë me tetë pikë. Vëllaznimi ndërkohë pësoi humbjen e tretë.