Sport

Barcelona pas afrikanit Singo

 

Barcelona po interesohet për mbrojtësin e krahut të djathtë, Stephane Singo.

“Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se Barça po synon transferimin e 21-vjeçarit nga Torino në fund të këtij edicioni. Te Barcelona po e shohin afrikanin Singo si përforcim të duhur për krahun e mbrojtjes dhe janë gati të ofrojnë rreth 15 milionë euro për transferimin e tij.