Sport

Roma e Milani në garë për Lucasin

 

Skuadrat nga Italia, Roma dhe Milani janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianin Lucas Moura. “Calciomercato” të martën ka bërë të ditur se Moura ka kërkuar largimin nga Tottenhami në janar dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Serie A.

Si Roma, ashtu edhe Milani janë gati të ofrojnë 15 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit.