Guardiola insiston se Haalandi është i pakrahasueshëm
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka insistuar se sulmuesi Erling Haaland është i pakrahasueshëm dhe një gjë të tillë e konfirmojnë edhe statistikat e norvegjezit këtë edicion.
Haaland ka pasur një start të furishëm këtë edicion te City, ekip që iu bashkua verës nga Dortmundi, duke shënuar 17 gola në 11 paraqitje në të gjitha garat.
Deri më tani, 22-vjeçari ka një statistikë impresive me fanellën e Cityt. Ai po shënon gol çdo 54 minuta, ndërsa në total ka pasur 42 gjuajtje në portë.
“Në moshën e tij, askush nuk mund të matet me Haalandin, pasi është i pakrahasueshëm. Numrat flasin vetvetiu dhe në fushë po shohim gjëra që nuk janë në statistika. Kjo na bën shumë të lumtur që e kemi në ekip Haalandin”, ka thënë Guardiola të martën në konferencën për shtyp.