3 perditesime
20:37

Bayerni me një këmbë në fazën e dytë, fiton 5:0 ndaj Plzenit

Kampioni gjerman, Bayerni, nuk po ka të ndalur në Ligën e Kampionëve. Në një tjetër paraqitje dominuese, Bayerni ka fituar 5:0 ndaj skuadrës çeke, Viktoria Plzen. Ndeshja u luajt të martën mbrëma në Gjermani dhe i takoi grupit C.

Për Bayernin ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje. Me nëntë pikë është gati ta sigurojë kalimin në raundin tjetër. Plzeni i ka humbur tri ndeshjet në grupin ku janë edhe Barcelona dhe Interi. Është thuajse pa gjasa tashmë.

Leroy Sane shënoi dy gola për Bayernin, ndërsa nga një e realizuan Serge Gnabry, Sadio Mane e Eric Maxim Choupo-Moting. Ndeshja është mbyllur shumë shpejt. Pas vetëm 21 minutave, Bayerni kishte epërsi prej tri golave.

20:06

I pesti për Bayernin

Bayerni po shkatërron Viktoria Plzenin.

Për 5:0 ka shënuar Eric Maxim Choupo-Moting në minutën e 59-të.

 

20:06

Bayerni shënon golin e katërt

Bayerni ka shënuar golin e katërt në përballje me Viktoria Plzenin, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Golin e katërt e shënoi Leroy Sane në minutën e 51-të.

 

19:13

Bayerni shënon tre gola për 21 minuta

Bayerni po udhëheq bindshëm ndaj Viktoria Plzenit, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Bayerni ka shënuar tre gola për 21 minuta.

Leroy Sane shënoi në minutën e shtatë, Serge Gnabry në minutën e 13-të dhe Sadio Mane në minutën e 21-të. Për dallim nga Bundesliga, në Champions Bayerni po shfaq formë të lartë.