4 perditesime
21:01

Marseille fiton thellë ndeshjen e parë

Marseille e ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve. Skuadra franceze mposhti thellë 4:1 Sportingun e Lisbonës të martën mbrëma, në ndeshjen e tretë të Grupit D të Ligës së Kampionëve.

Marseille ishte duke pësuar 1:0 nga Sportingu, që realizoi gol në minutën e parë të ndeshjes që nisi me 22 minuta vonesë. Portugezi Francisco Trincao ishte realizator. Por, më pas, klubi francez përmbysi me dy gola të shpejtë rezultatin. Për 1:1 shënoi Alexis Sanchez në minutën e 13-të pas gabimit të portierit mysafir, ndërsa për 2:1 shënoi Harit, në minutën e 16-të.

Nga minuta e 23-të, Sportingu luajti me një lojtar më pak në fushë. Antonio Adan u ndëshkua me karton të kuq.

Leonardo Balerdi në minutën e 28-të shënoi golin e tretë për Marseillen. Golin e katërt e shënoi Chancel Mbemba në minutën e 84-t.

20:53

Marseille thellon epërsinë ndaj Sportingut

Marseille e ka shënuar edhe golin e katërt në përballje me Sportingun e Lisbonës.

Chancel Mbemba realizoi golin për 4:1 në minutën e 84-t të ndeshjes që i takon xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

20:03

Marseille përfundon 3:1 pjesën e parë ndaj Sportingut

Marseillie e ka mbyllur me epërsi 3;1 pjesën e parë ndaj Sportingut të Lisbonës. Kjo ndeshje po luhet në Francë dhe i takon fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Marseille ishte duke pësuar 1:0 nga Sportingu, që realizoi gol në minutën e parë të ndeshjes që nisi me 22 minuta vonesë.

Por, më pas, klubi francez përmbysi me dy gola të shpejtë rezultatin. Për 1:1 shënoi Alexis Sanchez në minutën e 13-të pas gabimit të portierit mysafir, ndërsa për 2:1 shënoi Harit, në minutën e 16-të. Leonardo Balerdi në minutën e 28-të shënoi golin e tretë për Marseillen.

19:25

Marseille përmbys rezultatin

Marseille ka shënuar dy gola të shpejtë për ta përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Sportingut.

Për 1:1 shënoi Alexis Sanchez në miuntën e 13-të pas gabimit të portierit mysafir, ndërsa për 2:1 shënoi Harit, në minutën e 16-të.

https://dubz.co/v/24pt4b

https://dubz.co/v/ff1868

19:15

Sportingu kalon në epërsi ndaj Marseillet

Sportingu i Lisbonës ka kaluar në epërsi ndaj Marseillet.

Portugezi Francisco Trincao shënoi supergol në minutën e parë të ndeshjes që i takon Grupit D të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje po luhet në Francë.

Kjo ndeshje ka nisur me vonesë për shkak të ardhjes me vonesë të Sportingut.

https://dubz.co/v/trkh7d