Sport

Përplasje të reja në horizont, Prishtinës mund t’i shtyhet edhe një ndeshje

 

Prishtinës i është shtyrë ndeshja e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll, me Trepçën ’89. Dhe ka shumë mundësi që t’i shtyhet edhe ndeshja e xhiros së ardhshme, që do ta komplikonte edhe më tej orarin e kampionatit të Kosovës.

Në kuadër të xhiros së dhjetë, Prishtina e pret Dukagjinin e Klinës. Komisioni përgjegjës i FFK-së ka parashikuar që kjo ndeshje të zhvillohet të shtunën nga ora 13:00. Prishtina ndërkohë ka bërë kërkesë që ndeshja të luhet po të shtunën, por nga ora 18:00. Prishtina planifikon që ndeshjen ta organizojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.