Sport

FFK-ja “izolon” Përfaqësuesen U17, nuk e lejon ekipin e KTV-së që ta përcjellë

 

Turneu kualifikues për Kampionatin Evropianin U17 të futbollit fillon të mërkurën me ndeshjen Finlanda – Greqia, që zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Prej orës 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë luajnë Italia e Kosova.

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll të martën ka kompletuar përgatitjet për këtë turne të raundit kualifikues për Evropianin 2023. Stërvitjen e fundit futbollistët e rinj e zhvilluan në Obiliq.