Sport

Suarezi drejt MLS-së

Foto: Reuters
 

Sulmuesi Luis Suarez pritet që karrierën ta vazhdojë në SHBA, ka njoftuar “AS” të mërkurën. Muajin e ardhshëm, Suarez do të jetë lojtar i lirë pasi do të largohet nga Nacionali dhe do të transferohet në MLS.

Uruguaiani tashmë është në negociata me disa skuadra amerikane që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. Megjithatë, gjasat më të mëdha janë që ai t’i bashkohet ekipit Los Angeles Galaxy që i ka ofruar kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.