Sport

Ukraina edhe zyrtarisht u bashkohet Spanjës e Portugalisë në ofertën për Botërorin 2030

Foto: AP
 

Ukraina u është bashkuar Spanjës dhe Portugalisë në përpjekjen e tyre për të pritur Kupën e Botës 2030, konfirmuan të mërkurën Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) dhe Federata e Futbollit të Portugalisë (FPF), në atë që ata e quajtën si një akt solidariteti evropian. Dy federatat insistuan se vendimi, i shpallur në një konferencë shtypi në selinë zvicerane të UEFA-s, kishte mbështetjen e plotë të organit drejtues të futbollit evropian dhe gjithashtu të qeverive spanjolle, portugeze dhe asaj ukrainase.

“Oferta jonë nuk është më një ofertë iberike, është një ofertë evropiane” tha Luis Rubiales, president i federatës spanjolle. “Jam i bindur se tani oferta jonë është shumë më e mirë se oferta e mëparshme. Futbolli është universal dhe nëse është i aftë të ndryshojë jetën e njerëzve në kaq shumë mënyra, duhet të përdoret gjithashtu për të bërë mirë”.