2 perditesime
22:59

Parisi merr vetëm një pikë në Lisbonë

Paris Saint-Germaini është ndalur në Lisbonë, pasi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Benficas. Pasi i fitoi dy ndeshjet e parë, Parisi në të tretën luajti 1:1 të mërkurën mbrëma në kuadër të Grupit H të Ligës së Kampionëve.

Lionel Messi në minutën e 22-të, e kaloi Parisin në epërsi por rezultati u barazua në minutën e 41-të. Danilo Pereira shënoi autogol.

Me këtë barazim, Parisi mbetet lider i grupit me shtatë pikë të mbledhura, sa i ka edhe Benfica që renditet e dyta.

21:53

Parisi po barazon, Juventusi po avancon pas pjesës së parë

Paris Saint-Germaini e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë kundër Benficas. Pas 45 minutave, rezultati është 1:1 në ndeshjen që po zhvillohet në Lisbonë dhe i takon Grupit H.

Golin për PSG-në në këtë përballje e shënoi Lionel Messi (22’) pas asistimit të Neymarit, ndërsa Benfica barazoi me autogolin e Danilo Pereiras (41’).

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi që po zhvillohet në Torino, Juventusi po avancon pas pjesës së parë 1:0 kundër Maccabi Haifas me golin e shënuar nga mesfushori Adrien Rabiot në minutën e 35-të.

21:29

Messi kalon Parisin në epërsi

Lionel Messi e ka kaluar Paris Saint-Germainin në epërsi ndaj Benficas në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Lisbonë.

Messi ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 22-të pas asistimit ndaj Neymarit.

Kjo ndeshje i takon Grupit H të Championsit, ndërsa si Parisi ashtu edhe Benfica i kanë fituar duelet e para të këtij grupi.