1 perditesime
22:53

City i pamëshirshëm ndaj Copenhagenit

Manchester City pa telashe të mëdha kanë shënuar fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve këtë edicion. Kampioni i Anglisë, të mërkurën në shtëpi ka triumfuar me rezultatin e thellë 5:0 kundër Copenhagenit.

Me këtë fitore, City ka forcuar pozitën e parë në Grupin E me nëntë pikë të tubuara, tetë më shumë se Copenhagenit që renditet i fundit. Sulmuesit Erling Haaland i ka mjaftuar vetëm pjesa e parë, pasi në të dytën është zëvendësuar.

Ai shënoi dy gola për 45 minuta për të arritur në kuotën e 19 golave këtë edicion në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Haaland e zhbllokoi rezultatin në minutën e shtatë, përpara se ta dyfishojë në minutën e 32-të.

Golat tjerë në këtë takim i shënuan Davit Khocholava (39’) që shënoi autogol, Riyad Mahrez (55’) nga penalltia dhe Julian Alvarez (76’).

21:51

City i pandalshëm, shënon tri gola në pjesën e parë

Kampioni i Anglisë, Manchester City po vazhdon me formën fantastike këtë edicion.

Ekipi i Pep Guardiolas po avancon 3:0 pas pjesës së parë ndaj Copenhagenit në ndeshjen që po luhet në “Etihad Stadium” dhe i takon Grupit G. Sulmuesi Erling Haaland ka shënuar dy gola.

Ai ka shënuar në minutat 7-të dhe 33-të, ndërsa goli i tretë është autogol David Khocholava (39’).

Në ndeshjen tjetër të grupit, Borussia Dortmundi është në epërsi 3:0 në udhëtim ndaj Sevillas, me golat e Raphael Guerreiros (6’), Jude Bellinghamit (41’) dhe Karim Adeyemit (43’).